World's Last Chance
A New World Order  
  Bible Prophecies
 
ARTICLES
RESOURCES
FOR YOU
SHORT STUDIES
SUBSCRIBE TO OUR UPDATES
Nature Power
Back  
A New World Order Send to a Friend Image of The Beast Print
Read it in the following languages 
FONT SIZE
If you are unable to read this file, then Click Here to download fonts.
 
 
We highly recommend that you also read the Next & Last Pope article after this article
Shansi i Fundit i Botës Një Rend i Ri Botëror pritet të fillojë: A jeni gati për të?
 


  • SH.B.A. dhe papati e dëshirojnë atë
  • Krijimi i tij do të pushtojë botën
  • Eshtë parashikuar 2000 vjet më parë
  • Si të mos biem viktimë e tij
  • “Papa Gjon Pali II bëri thirrje në ditën e Vitit të Ri të enjten duke kërkuar… krijimin e një rendi të ri botëror.” 2 janar 2004, The Christian Post

    “Kjo është një ide e madhe: një rend i ri botëror … vetëm Shtetet e Bashkuara kanë si pozicionin moral, ashtu edhe mjetet për t’a mbështetur atë.” Ish-Presidneti Xhorxh Bush, fjalimi drejtuar kombit, 29 janar 1991
    In this article:

    Bota jonë së shpejti (brenda disa vitesh dhe jo dekadash), do të përballet me një krizë botërore, e cila do të shënojë fundin e saj. Meqënse njerëzit në të gjithë botën duhet të jenë të përgatitur, ne jemi duke e çuar këtë mesazh në shumë vende, me shpenzime dhe sakrifica të mëdha.

    Për ata që guxojnë të vazhdojnë të lexojnë, Shansi i Fundit i Botës mund të tingëllojë si qesharak, ose i papërgjegjshëm, sepse natyrisht që ju shpresoni për paqe dhe begati në botë dhe sigurisht jo një krizë universale që përfshin të gjithë botën duke i dhënë fund asaj .  

    Ne jemi perpjekur të parashikojmë reagimin dhe pyetjet tuaja dhe do të fillojmë këtë udhëtim në të ardhmen duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve tuaja ndërsa ju tregojmë se pse kjo botë është duke vështruar shansin e fundit të saj !

    Bibla si udhërrefyes

    1. Kush janë njerëzit që e kanë shkruar këtë artikull?

    Ne jemi një grup i vogël njerëzish të përhapur të të gjithë botën, të cilët e konsiderojnë Biblën si ligjin tonë të vetëm. Pasi i kemi kushtuar kohë të mjaftueshme studimit të saj, veçanërisht kapitujve që i referohen të ardhmes sonë, ne e kemi kuptuar se duhet t’ju tregojmë atë që kemi mësuar. Kjo njohuri ka kaq shumë rëndësi sa që ne jemi të gatshëm të durojmë vështirësi dhe sakrifica, të japim edhe jetën, për t’u vënë atë në dispozicion. Forca të fuqishme janë duke punuar shumë për t’a fshirë këtë informacion.

    2. Pse e merrni Biblën kaq seriozisht? 

    Fillimisht ne nuk e morrëm Biblën kaq seriozisht, derisa u mahnitëm kur zbuluam sesa e saktë është. Ajo është kaq e saktë, saqë edhe parashikimet e bëra disa mijëra vjet më parë ndodhën në ditën për të cilën u parashikuan, gërmë për gërmë. Kjo na ka bërë që të arrijmë në përfundimin se pas Biblës qëndron një Zot që di gjithshka, i cili nuk është i kufizuar në kohë dhe e njeh fundin që prej fillimit.

    Ne gjithashtu kemi mësuar se Krijuesi ynë na do aq shumë saqë Ai ka përgatitur një vend për ne në qiell. Megjithatë, meqënse ne jemi të infektuar prej sëmundjes së mëkatit dhe tani nuk jemi të aftë për të jetuar me Zotin në qiell, Zoti përgatiti një kurë për sëmundjen e mëkatit.   

    Ne nuk do t’a kishim marrë Biblën kaq seriozisht nëse Zoti nuk do të na kishte treguar një kontroll dhe njohuri të plota mbi të ardhmen. Kjo zotësi është e shfaqur më qartë në dy libra: Danieli në Dhiatën e Vjetër dhe Zbulesa në Dhiatën e Re.

    Profecitë e përmbushura të Biblës.

    3. Jepni një shembull të një parashikimi të përmbushur në Bibël.

    Në librin e Danielit, kapitulli 2, Zoti i tregoi në një ëndërr mbretit të Babilonisë se nga koha e tij deri në fund të kohërave, bota do të përjetojë vetëm katër perandori botërore. Historia ka vërtetuar se ajo që Zoti parashikoi është ajo që ndodhi me të vërtetë. Katër perandoritë ishin, Babilonia (605 p.e.s.-538 p.e.s.), Medo-Persia (538 p.e.s.-331 p.e.s.), Greqia (331 p.e.s.-168 p.e.s.), dhe Roma (168 p.e.s-476 p.e.s.). Ai më tej zbuloi se Roma do të ndahej në dhjetë territore dhe se fundi i kohërave do të vijë në kohën e këtyre territoreve. Historia ka vërtetuar saktësinë e fjalës së Zotit. Në vitin 476 e.s., Roma u nda në dhjetë kombe prej të cilëve u shfaq Europa e ditëve të sotme.

    Për më tepër, Zoti tregoi tiparet e veçanta të çdo mbretërie, të tilla si mënyra në të cilën do të merrnin pushtetin dhe mënyra në të cilën do të rrënoheshin dhe karakteristikat kryesore të çdo qeverie. Shihni Danieli 7 dhe 8.Në to jepen aq shumë hollësi sa që një student i ndershëm i historisë dhe i Biblës nuk mund të mos arrijë në përfundimin se ekziston një Zot në qiell i cili sundon mbi botën tonë.

    4. Cili është qëllimi i profecive të Biblës?

    Qëllimi i profecive është që të na paralajmerojnë mbi kriza në të ardhmen. Për shembull, Zoti e paralajmëroi Noan për përmbytjen e ardhshme, Abrahamin dhe Lotin për shkatërrimin e qyteteve të Sodomës dhe Gomorës dhe i tregoi Moisiut për katastrofat e Egjiptit. Të gjithë ata duhet t’i bindeshin paralajmërimit me besim. Këto ngjarje u shkruan për të na mësuar se ajo që Zoti parashikoi ndodhi me saktësi ashtu siç u tha prej Tij. Prandaj, ne nuk mund të lejojmë që të mos marrim parasysh ndonjë prej profecive të Tij që ende duhet të permbushen pasi ato shërbejnë si paralajmërime që, nëse ne u bindemi, do të na mbrojnë prej krizave.

    Kështu që profecitë e Biblës shërbejnë për një qëllim të dyfishtë -- për të vendosur në mendjen tonë ekzistencën e Zotit që është në kontroll të të gjitha ngjarjeve dhe për të na paralajmëruar për një situatë të rëndë.

    Një paralajmërim i frikshëm dhe solemn

    5. A ka ndonjë paralajmërim profetik në Bibël që ende duhet të përmbushet?

    Në fakt, paralajmërimi profetik më solemn ende duhet të përmbushet. Sot, nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa të kuptojmë këtë profeci, sepse disa ngjarje janë duke ndodhur me shpejtësi njëra pas tjetrës, duke treguar përmbushjen e shpejtë të saj.

    6. Më tregoni në lidhje me paralajmërimin profetik më solemn që pritet të përmbushet .

    “Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet, do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit. Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj. Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.” Zbulesa 14: 9-12.

    Ky paralajmërim i frikshëm përshkruan dy grupe njerëzish. Grupi i parë paralajmërohet që të mos adhurojnë bishën dhe figurën e saj, gjë që i bën që ata të marrin damkën e bishës, ndërsa grupi i dytë konsiderohet pozitivisht ndërsa zbatojnë urdhërimet e Zotit. Për më tepër, përshkrimi i ardhjes së dytë të Krishtit pason drejtpërdrejt këtë paralajmërim. Prandaj, ne e dimë se ky është paralajmërimi i fundit që na jepet përpara ardhjes së dytë të Krishtit.

    7. Si mund t’i shmangem adhurimit të bishës dhe figurës së saj dhe marrjes së damkës së saj?

    Pyetje e mirë. Në mënyrë që t’i përgjigjemi asaj na duhet të identifikojmë bishën,figurën e bishës dhe damkën e bishës. Eshtë mjaft logjike të presupozojmë se Zoti nuk do të na paralajmëronte në lidhje me qënie të tilla të rrezikshme pa na ndihmuar që t’i identifikojmë ato në një mënyrë të sigurtë. Zoti ynë i dashur nuk do të na lërë në dyshime, kur është në loje fati ynë i përjetshëm. Atëherë, nuk ka dyshim se ne do të gjejmë një përshkrim të bishës dhe figurës së saj në kapitullin e mëparshëm, ku jepen shumë shenja për të zbuluar identitetin e tyre.

    Identifikimi i bishës

    8. Si e përshkruan Bibla këtë bishë?

    “Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë, që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë, dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie. 2 Dhe bisha që pashë i ngjante një leopardi; këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh. 3 Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës. 4 Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?. 5 Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj. 6 Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell. 7 Dhe iu dha t`u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t`i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb. 8 Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës… 16 Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, 17 dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj. 18 Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.” Zbulesa 13: 1-8, 16-18.

    9. Fragmenti i mësipërm është plot simbole. Si mund t’a kuptoj unë atë?

    Ne duhet të lejojmë që Bibla të interpretojë vetë simbolet e saj. Ne duhet të presim që Zoti, për përfitimin tonë, na ka zbuluar brenda në Bibël kuptimin e këtyre simboleve. Prandaj, ajo që na nevojitet është pak kujdes në studimin për të gjetur interpretimin e tyre në Bibël. Nëpërmjet një metode të tillë, ne shmangim çdo supozim dhe spekullim njerëzor.

    Në fakt Bibla e dënon supozimin dhe spekullimin njerëzor sepse “asnjë profeci…nuk është objekt i interpretimeve të veçanta.” 2 e Pjetrit 1:20. Bibla i përshkruan vetë simbolet e saj. Për shembull, libri i Zbulesës përmban 404 vargje. Prej këtyre 404 vargjeve, 278 gjenden pothuajse fjalë për fjalë në libra të tjerë në Bibël, ku shpjegohet kuptimi i tyre.

    Prandaj, ju inkurajojmë të bëni siç bereasit në Bibël (shihni Veprat e Apostujve 17:10, 11) dhe çdo mesim t’ia nënshtroni provës së Shkrimeve të Shenjta. Pasi, kushdo që do t’a studjojë Biblën me lutje, duke dëshiruar të mësojë të vërtetën, në mënyrë që t’i bindet asaj, do t’i kuptojë Shkrimet e Shenjta. “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse… vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.” Gjoni 7:17.

    10. Cilat simbole duhet të zbulojmë për të indentifikuar bishën dhe damkën e saj?

    Ekzistojnë shumë simbole për bishën: gjithsesi, ne do të mjaftohemi me ato që janë të nevojshme për të identifikuar bishën. Këto simbole janë 'bisha', 'dragoi', 'deti', 'dyzet e dy muaj', dhe 'blasfemi'.

    Bisha : Në profecinë e Biblës, bisha është një simbol i një mbreti ose i një mbretërie. “Këto kafshë të mëdha, që janë katër, përfaqësojnë katër mbretërKafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt…” Danieli 7:17, 23. Me këtë bishë, ne jemi duke studjuar një mbretëri të veçantë, sepse ajo nuk është vetëm një forcë politike, por edhe fetare, sepse njerëzit ‘adhuruan bishën’ Zbu. 13:4.

    Dragoi : Sipas Biblës, dragoi është një emër tjetër për Satanin, atin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve, dragoi i madh… quajtur djall, edhe Satan,mashtron gjithë dheun.” Kjo do të thotë se kur Satani i dha “fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh” bishës, ne mund të presim që bisha të sillet në të njëjtat mënyra të këqija dhe mashtruese si Satani. Kështu që, shumë mashtrime do të gjenden në veprimet e bishës. Zbu. 12:9; 13:2

    Deti : Në profecinë e Biblës, deti është simbol i një turme të shumë popujve të ndryshëm. “…Ujërat … janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.>Zbu. 17:15. Kështu që, kjo mbretëri ose pushtet i veçantë doli nga deti, duke nënkuptuar se erdhi nga një vend i botës që ishte mjaft i populluar me kombe të ndryshëm njerëzish.

    Dyzet e dy muaj : Kjo periudhë është e barabartë me tre vjet e gjysmë (42 pjestuar me 12 muaj). Dhe Bibla është shkruar mbi bazën e kalendarit hebraik ku çdo vit hebraik ka 360 ditë (30 ditë për çdo muaj). Kështu që tre vjet e gjysmë dhe dyzet e dy muaj të dy janë të barabartë me 1260 ditë. Arsyeja se pse po i ndryshojmë muajt në numrin e barabartë të ditëve të tyre është se kur Zoti bëri profeci në kohë, Ai shpesh e barazoi një ditë me një vit “…domethënë dyzet ditë, për çdo ditë do të mbani fajin tuaj një vit, gjithsej, pra, dyzet vjet...” “Kam vënë mbi ty një ditë për çdo vit ”Numrat 14:34;Ezekieli 4:6.

    Prandaj, dyzet e dy muajt profetikë nënkuptojnë një periudhë prej 1260 vjetësh gjatë të cilave bishës iu dha një “gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi” dhe do te “bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t`i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb”Zbu. 13:5, 7. Kjo nënkupton se gjatë kësaj periudhe bisha do të blasfemojë, do të persekutojë të krishterët dhe do të ketë autoritet të madh.

    Blasfemi : Në Bibël, blasfemia përshkruhet në dy mënyra. Mënyra e parë është kur një person pretendon të jetë Zoti ose përfaqësuesi i Tij. “…Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi” Gjoni 10:33. Kështu që bisha, kjo forcë dhe mbretëri fetaro-politike, ka blasfemuar kundër Zotit duke pretenduar të jetë në vend të Zotit në tokë. Mënyra e dytë për të kryer blasfemi është duke dhënë falje (duke pretenduar se fal mëkatet e të tjerëve). “Pse vallë ky po flet blasfemi ? . Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?” Marku 2:7.

    Bisha, kjo forcë dhe mbretëri fetaro-politike, ka blasfemuar kundër Zotit jo vetëm duke zënë vendin e Tij në tokë, por gjithashtu duke pretenduar ritin e faljes. Nuk ka dyshim pse bisha ka “emrin e blasfemisë” dhe flet “blasfemi kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij” ; kjo sepse bisha pretendon të ketë pushtetet që janë prerogative vetëm e Zotit. Zbu. 13:1, 6.

    Nëntë shenja kryesore

    Pasi lejuam që Bibla të zbulojë kuptimin e vetë simboleve të saj, tani mund të nënvizojmë nëntë shenjat kryesore identifikuese të bishës për të përcaktuar se cila forcë në histori i përmbush këto tipare. Këto nuk janë shenjat e vetme identifikuese: ka shumë të tilla të tjera në Bibël. Ne shpresojmë që kjo përmbledhje e shenjave identifikuese do t’ju çojë në kërkimin në Bibël për të gjetur të tjera.

    1.   Bisha kombinon pushtetin fetar dhe atë politik në të njëjtën kohë, “ata adhuruan bishën …” Zbu. 13:4.

    2 . Bisha erdhi në pushtet në një zonë mjaft të populluar të botës, “Unë… pashë të ngjitej nga deti një bishë” Zbu. 13:1.

    3. Bisha e mori pushtetin dhe autoritetin e saj nga Satani, kështu që mund të presim që historia e saj të përmbajë mjaft mashtrime , “dragoi i dha asaj [bishës] fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh” Zbu. 13:2.

    4.   Bisha sundoi pa mëshirë duke patur hegjemoni (zotërim) absolut për 1260 vjet. Kjo periudhë duhet të ketë një pikë të qartë fillimi dhe mbarimi me 'plagën vdekjeprurëse'. “Iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj” “Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje.” “Dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb”Zbu. 13:5, 3, 7.

    5.   Bisha i persekutoi të krishterët gjatë 1260 viteve. “Dhe iu dha t`u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t`i mundë” Zbu. 13:7.

    6. Bisha do të shërohet plotësisht prej 'plagës vdekjeprurëse' të saj dhe bota u mrekulluar pas saj, “por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës” Zbu. 13:3.

    7.  Bisha kishte një 666 të mistershme që identifikon pozicionin dhe emrin e tij, “le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë” Zbu. 13:18.

    8. Bisha blasfemon duke pretenduar se është Zot dhe duke dhënë falje (pushteti për të falur mëkatet e të tjerëve).

    9. Bisha bëri pretendime të tjera me blasfemi, duke ndërmarrë veprime që janë prerogative të veçanta të Zotit . “Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi” Zbu. 13:5.

    I dashur lexues, cila forcë në histori i përmbush të gjitha shenjat identifikuese? Për ata që janë të ndershëm në zemrën e tyre, ka vetëm një përgjigje: Kisha Katolike Romake. Kisha Katolike Romake është bisha, për të cilën Zoti, prej dashurisë së tij për ne, është duke na paralajmëruar. Q ëllimi i këtij artikulli nuk është për të sulmuar katolikët romakë, por për të zbuluar të vërtetën në lidhje me sistemin katolik. Asnjë nuk duhet të ofendohet, por përkundrazi të inkurajohet për të kërkuar fakte dhe konfirmime.

    11. Ju lutemi mbështeteni këtë përfundim me prova dhe fakte historike.

    Le të përdorim çdo shenjë identifikuese për të parë sesi historia na tregon vetëm Kishën Katolike Romake.

    1. Kisha Katolike Romake kombinon në të njëjtën kohë pushtet fetar dhe politik:

    Shën Gjoni e pa këtë bashkim në një vegim profetik në lidhje me mbretërinë e katërt dhe të fundit të botës dhe e përshkroi atë si, “një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe” Zbu. 17:3.

    Në Bibël, një grua është simboli i një kishe, “por ashtu si një grua nuk është besnike ndaj burrit të saj, kështu ju keni qenë jobesnikë ndaj meje, o shtëpia e Izraelit, thotë Zoti.” “Sepse… ju fejova me një burrë, që t`ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë” Jeremia 3:20; 2 e Korintasve 11:2.

    Përveç kësaj, pranohet në mënyrë unanime në profeci se një bishë është një komb. Edhe në botën e sotme, kombet simbolizohen si bisha. SH.B.A. konsiderohet si një shqiponjë, Rusia ngjasohet me një ari dhe Kina mban imazhin e një dragoi.

    Shumë vjet më parë, Zoti i tregoi Danielit të gjitha perandoritë e botës deri në fund të kohës. Në vizionin e tij, Danieli pa bishën e fundit që ishte “ndryshe nga të gjitha të tjerat” Danieli 7:19. Por si mund të ishte ndryshe ? Sipas Zbuleses 17:3, siç u pa më sipër, kjo bishë (komb) do të ketë një grua (kishë) që e sundon atë.

    Sot, a ekziston ndonjë kishë dhe shtet që punojnë së bashku si një forcë e njohur në të gjithë botën? Njësia e vetme në botë që e ka arritur këtë është Kisha Katolike Romake.

    Papa katolik romak është udhëheqësi fetar absolut i mbi një miliard pasuesve në të gjithë botën.

    “Papa i Romës, si pauses i Pjetrit, është burimi dhe themeli i përhershëm dhe i dukshëm i unitetit si të peshkopëve, ashtu edhe të gjithë bashkësisë së besimtarëve.” Këshilli i Vatikanit II (1962-65)

    “Çdo klerik duhet t’i bindet Papës, edhe nëse ai urdhëron atë që është e keqe; sepse askush nuk mund t’a gjykojë Papën.” Papa Inocenti III (1198-1216)

    Në të njëjtën kohë, papa është mbret mbi kombin e pavarur të Qytetit të Vatikanit. Vatikani është një komb i veçantë sovran në miniaturë, megjithëse është brenda Italisë. Kështu që papati është një pushtet unik duke kombinuar pushtete fetare dhe civile.

    2. Kisha Katolike Romake erdhi në pushtet në një zonë mjaft të populluar të botës:

    Kjo ilustron në mënyrë të përsosur Kishën Katolike Romake ndërsa ajo u ngrit në pushtet mes forcave dhe kombeve të ndryshëm të Europës.

    3. Historia e Kishës Katolike Romake është plot mashtrime:

    Katolikët e informuar janë gati për të konfirmuar falsifikimet si mënyrë jetese për papët. Hans Kung, një prift katolik dhe teolog që ishte këshilltar i Këshillit të Dytë të Vatikanit (1962-1965), deklaroi se që në shekullin e pestë, papët “në mënyrë të vendosur i zgjeruan pushtet e tyre me falsifikime të qarta.Kisha Katolike: Një Histori e Shkurtër (përkthyer nga John Bowden), f. 61

    Një nga shembujt më të mirë është dokumenti Dhurimi i Konstantinit, që daton në 30 mars 315 e.s., të cilin Kisha Katolike Romake e falsifikoi për të zgjeruar pushtetin dhe autoritetin e saj. Nëpërmjet këtij dokumenti të rremë, Papa Stefani III në shekullin e tetë bindi Pepinin, mbretin e Frankëve, se territoret e Lombardëve i ishin dhënë Kishës Katolike Romake prej Konstantinit. Kjo bëri që Pepini të luftonte Lombardët dhe të pushtonte qytetet për papen. Më 1440, ky dokument u vërtetua se ishte i rremë nga një ndihmës i papës i quajtur Lorenzo Valla, megjithatë papë pas pape nuk kanë pranuar kurrë këtë falsifikim. Deri më sot, në pagëzimoren e Shën Gjon Lateranit në Romë gjendet një mbishkrim që mban gjallë këtë dokument të falsifikuar .

    Papa bën thirrje për një rend të ri botëror:

    “QYTETI I VATIKANIT (AP) -- Papa Gjon Pali II bëri thirrje në ditën e Vitit të Ri të enjten duke kërkuar përsëri… krijimin e një rendi të ri botëror mbështetur në respektin për dinjitetin njerëzor dhe barazinë mes kombeve.” E enjte, 1 janar 2004 Botuar: 9:21 AM EST (1421 GMT)  

    “Tipari mbizotërues i të gjithë sistemit të Anti-Krishtit -- Rendi i Ri Botëror -- është mashtrimi haptazi. Në fakt, ata që shkruajnë mbi Rendin e Ri Botëror mburren për mashtrimet e planifikuara të tyre, sepse me arrogancë besojnë se shumica e madhe e popullsisë së botës është idiote dhe dembele për të ditur se ç’farë është më e mira për ta. Vetëm Planifikuesit e Rendit të Ri Botëror e dinë se ç’farë është më e mira për botën dhe ata kanë vendosur se mund të arrijnë qëllimet e tyre vetëm përmes mashtrimit me dashje të masave të shkreta.” Bill Cooper, “Shihni një Kalë të Dobët ” f.49

    4. Kisha Katolike Romake sundoi pa mëshirë për 1260 vjet duke patur zotërim absolut mbi kombet e tjerë. Kjo periudhë ka një pikë të qartë fillimi dhe një 'plagë vdekjeprurëse' në mbarimin e saj :

    Kisha Katolike Romake e mori plagën vdekjeprurëse të saj më 1798 kur [Papa Pius VI] u burgos në Francë me urdhër të Napoleonit.

    “Më 1798 Gjenerali Berthier hyri në Romë, hoqi qeverinë papale dhe krijoi një qeveri laike.”  Enciklopedia Britanike, botimi i 1941

    Pasi kemi percaktuar se mbarimi i profecisë është viti 1798, duke shkuar pas 1260 vjet, mbërrijmë në vitin 538 e.s. Që papati të përmbushë këtë shenjë identifikuese, një ngjarje e rëndësishme duhet të ndodhë më 538 e.s. për të shënuar fillimin e periudhës prej 1260 vjetësh.

    Provat historike tregojnë se më 533 e.s. Perandori romak Justiniani e pranoi supremacinë fetare të papës si 'krye' të të gjitha kishave në lindje dhe në perëndim të Perandorisë Romake. Megjithatë, vetëm në vitin 538 e.s. kur papati u çlirua me të vërtetë prej kundërshtarit të tij të fundit arian, ostrogotët (të cilët në atë kohë sundonin Italinë), papa u shfaq si figura kryesore në Perëndim. Kështu që, më 538 e.s. u përgatit skena për ngjitjen graduale, por të vazhdueshme të papatit .

    “Vigilius...u ngjit në fronin papal (538e.s.) nën mbrojtjen ushtarake të Belisariusit.” Historia e Kishës së Krishterë, Vell. 3, f. 327

    Ndërsa papati u rrit në pushtet, ai nënshtroi jo vetëm pasuesit e tij, por gjithashtu sundimtarët dhe mbretërit e Europës. Për këtë qëllim, papët nxorrën disa urdhëra papalë për të forcuar autoritetin e tyre mbi mbretërit e Europës:

    “Eshtë funksioni i papatit që të ketë nën këmbët e tij mbretërit dhe perandorët .”J.H. Ignaz Dollinger, Papa dhe Këshilli , (Londër), f. 35

    “Kini frikë, atëherë, prej zemërimit tonë dhe bubullimave të hakmarrjes sonë; sepse Jezus Krishti na ka emëruar ne [papëve] me gojën e tij gjyqtarë absolutë të të gjithë njerëzve; dhe vetë mbretërit i nënshtrohen autoritetit tonë.” Papa Nikolas I (858-867 e.s.)

    Në urdhërin papal të Papës Gregori XI, që daton më 1372 e.s., të titulluar In Coena Domini, papa deklaroi sundimin papal mbi të gjithë botën e krishterë, laik dhe fetar dhe çkishëroi të gjithë ata që nuk i bindeshin papës dhe nuk i paguanin atij taksa. Ky urdhër papal u konfirmua prej papëve të mëvonshëm dhe më 1568 e.s., Papa Pius V u betua se ky do të mbetej një ligj i përjetshëm.

    Një shfaqje praktike e deklarimit të mësipërm ishte trajtimi nga Papa Gregori VII më 1077 e.s. i Mbretit Henri IV, Perandor i Gjermanisë. Kur mbreti u duk se nuk po respektonte autoritetin e papes, papa e çkishëroi atë dhe e rrëzoi prej fronit. Henri vendosi të bëjë paqe me papën dhe kapërceu Alpet në mes të dimrit në shenjë përuljeje. Kur mbërriti në kështjellen e papës, Henrit iu desh të priste lejen për t’u takuar me papën në oborrin e jashtëm, zbathur, me kokë zbuluar dhe i veshur me rrecka. U desh që mbreti të agjëronte dhe të pranonte mëkatet për tre ditë, përpara sesa të merrte faljen prej papës.

    Sot, kjo deklaratë supremacie mbi udhëheqësit e botës vazhdon të mbahet prej papatit:

    “Hirësia i Parë [papa i Romës] nuk gjykohet nga askush tjetër. Eshtë e drejta e vetë Papës së Romës që të gjykojë…ata që mbajnë funksionet më të larta civile në një shtet…Nuk ka asnjë apel apo veprim kundër një vendimi ose dekreti të Papës së Romës.” Kodi i Ligjit Kanonik (Paulist Press, 1985), ft. 951, 271

    5. Kisha Katolike Romake persekutoi të krishterët gjatë periudhës 1260 vjeçare:

    Gjatë kësaj periudhe të historisë (të njohur gjithashtu si Mesjeta), Kisha Katolike Romake pati një ndikim të fuqishëm në Europë dhe çdo shtetas duhej të ishte katolik romak. Çdo gjë tjetër përveç nënshtrimit të plotë ndaj papës ndëshkohej me torturë ose vdekje. Kjo bëri që sistemi katolik romak të ishte një prej feve më persekutuese në botë, sipas Vikarët e Krishtit: Ana e Errët e Papatit, nga Peter de Rosa, f. 180

    “Për deklarim të besimit në kundërshtim me Kishën e Romës, historia rregjistron martirizimin e më shumë se njëqind milionë njerëzve.” Lexime të Shkurtra të Biblës, f. 16

    “Ne duhet t’a rendisim Inkuizicionin… mes njollave më të errëta në historinë e njerëzimit.” Will Durant, Historia e Qytetërimit , vëll. 4 , f. 78

    “Fakti që Kisha e Romës ka derdhur më shumë gjak të pafajshëm sesa çdo institucion tjetër që ka ekzistuar ndonjëherë mes njerëzimit nuk do të vihet në dyshim nga asnjë protestant që ka njohuri të plotë të historisë. Eshtë e pamundur që të krijohet një koncept i plotë i masës së viktimave të saj dhe është mjaft e sigurtë se asnjë forcë imagjinate nuk mund t’i kuptojë siç duhet vuajtjet e tyre.” W. E. H. Leeky, Historia e Ngritjes dhe Ndikimit të Shpirtit të Arsyetimit në Europë, Vëll. 2:32, botimi i 1910

    Në Enciklopedinë Katolike, Vëll 12, faqja 266, lexuesi do të gjejë një artikull të gjatë që përshkruan autoritetin e Kishës Katolike Romake në ndëshkimin e 'heretikëve', krimi i vetëm i të cilëve ishte se ata ishin besimtarë të krishterë që i besonin Biblës.

    6. Kisha Katolike Romake do të shërohet plotësisht prej 'plagës vdekjeprurëse' të saj dhe e gjithë bota do të mrekullohet pas saj:

    Kur Papa Pius VI vdiq në robëri në Francë më 1799, bota priti që Kishës Katolike Romake t’i vinte fund. Megjithatë, Zoti na kishte thënë rreth 2000 vjet më parë se bisha do të shërohej prej plagës vdekjeprurëse të saj. Këtu njoftohet prej New York Times sesi u shërua bisha, papati:

    “PLAGA VDEKJEPRURESE SHEROHET: Romë, 7 qershor.--Nga ora 11 këtë mëngjes ekziston një Shtet tjetër i pavarur dhe Sovran në botë. Në këtë kohë Kryeministri Musolini… shkëmbeu me Kardinalin Gaspari, Sekretarin e Shtetit Papal, që përfaqëson Papën Pius XI, ratifikimet e traktateve të nënshkruar në Pallatin Lateran më 11 shkurt. Nëpërmjet atij akti të thjeshtë u krijua Shteti i pavarur dhe sovran i Qytetit të Vatikanit.”   NewYork Times, 7 korrik 1929

    San Francisco Chronicle raportoi si më poshtë për ‘rimëkëmbjen’ e papatit:

    “Musolini dhe (Kardinali) Gaspari nënshkruajne paktin historik…Shërojnë plagët e shumë viteve.” San Francisco Chronicle, 7 korrik 1929

    A nuk ‘mrekullohet’ bota sot pas papatit, siç u parashikua në Bibël?

    “Mënyra më e mirë për të nderuar Papën Gjon Pali II, me të vërtetë një prej njerëzve më të mëdhenj,është që të marrim seriozisht mësimet e tij; të dëgjojmë fjalët e tij dhe të praktikojmë fjalët dhe mësimet e tij këtu në Amerikë . Kjo është një sfidë që duhet t’a pranojmë.” Presidenti Xhorxh W. Bush, 21 mars 2001

    Papa Gjon Pali II është një prej udhëheqësve moralë dhe shpirtërorë më të mëdhenj të këtij shekulli.” Billi Graham në Saturday Evening Post, janar-shkurt. 1980

    “Unë e admiroj me të vërtetë Papën Gjon XXIII. Unë mendoj se ai solli një epokë të re në botë”. Billi Graham, Chicago Tribune, 8 qershor 1963

    “Papa Gjon Pali II feston meshën në ambient të hapur në spanjisht për mbi një milion njerëz në qytetin e Meksikos.” New York Times, 25 janar 1999

     “Natën e të mërkurës ndërsa Ati i Shenjtë eci me Zëvendëspresidentin Gore në tapet… për të hipur “Bariu I” dhe për t’u kthyer në Romë, njerëzit qanë, tundën shami dhe brohoritën “Gjon Pali II, ne ju duam!”...Ishte një vizitë e shkurtër, por shumë prekëse dhe e fuqishme e Papës në St. Louis.” 28 janar 1999 (EWTNews)  

    “Nuk ka asnjë dyshim se Pali VI, së bashku me Gjonin XXIII dhe Gjon Pali II, do të kujtohen si tre Papët më të mëdhenj të Paqes, pionierë të një trashëgimie monumentale të Kishës Katolike në Epokën e Re.” Robert Muller, ish-Ndihmës-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

    7. Kisha Katolike Romake ka numrin e mistershëm 666 :

    Titulli zyrtar i papës është “Vicarius Filii Dei”, që i përkthyer është, “Përfaqësues i Birit të Zotit”. Për t’a konfirmuar, gazeta katolike Vizitori Ynë i së Dielës i 18 prillit 1915 shkroi: “Fraza e gdhendur në Kurorën e Papës është si më poshtë: ‘Vicarius Filii Dei’”. Meqënse në latinisht disa gërma kanë vlera numerike, ne mjafton t’i shtojmë ato për të marrë numrin 666.

    8. Kisha Katolike Romake blasfemon duke deklaruar se është Zot dhe duke dhënë falje:

    Ne mbajmë në këtë toke vendin e Zotit të Plotfuqishëm.” Papa Leo XIII, në një letër Enciklike, që daton më 20 qershor 1894

    “Papa është jo vetëm përfaqësuesi i vetëm i Jezus Krishtit, por ai është Jezus Krishti, i fshehur nën një veshje mishi.” Catholic National, korrik 1895

    “Por mësuesi suprem në Kishë është Papa i Romës… [që] kërkon…nënshtrim dhe bindje të plotë të vullnetit… si vetë Zoti .”Papa Leo XIII, Letrat e Mëdha Enciklike, f. 193

    “Duket se Papa Gjon Pali II tani sundon mbi Kishën kudo nga vendi i tij në kryqin e Krishtit. Marrë nga një artikull të titulluar, “Peshkopi i Aucklandit thotë se Papa sundon nga kryqi” AUCKLAND, Zelanda e Re, 20 SHTATOR 2004, Zenit.org

    “Me të vërtetë, nuk është shumë të thuhet se përsa i takon absolutizmit të funksionit të tyre priftërinjtë janë po aq sa zotat.” Papa Innocent III

    Kisha Katolike Romake krijoi një 'treg' të madh në tokë për një lloj të veçantë malli, për të cilin ajo nuk kishte asnjë konkurrent dhe kërkesë të pashtershme. Ajo deklaroi se kishte të drejtën për të shitur hirin e Zotit, veprimin falas të Tij të faljes, për mëkatarët. Deri më sot, ky pushtet blasfemues, ruan pushtetin për të falur mëkatet.

    “Ky autoritet gjyqësor do të përfshijë edhe pushtetin për të falur mëkatet.” Enciklopedia Katolike Vëllimi 12, -fjala “Papa”, f. 265

    “Dhe vetë Zoti është i detyruar të respektojë gjykimin e priftërinjve të tij dhe të falë ose të mos falë, në përputhje me atë nëse ata nuk pranojnë të japin faljen, duke ditur se i penduari ka aftësinë për t’a marrë faljen.” Dinjiteti dhe Detyrat e Priftit, f. 27, Nju Jork: Benziger Brothers, Printers to the Holy Apostolic See, 1888

    9 Kisha Katolike Romake bëri deklarata të tjera blasfemuese duke marrë përsipër veprime që i përkasin vetëm Zotit:

    Këtu janë disa shembuj të deklarimeve dhe mësimeve blasfemuese të Kishës Katolike Romake:

    “Prifti ka pushtetin e çelësave ose pushtetin për t’i çliruar mëkatarët nga ferri, për të bërë që ata të meritojnë të shkojnë në qiell dhe për t’i ndryshuar ata prej skllevër të Satanit në bij të Zotit. Dhe vetë Zoti është i detyruar të respektojë gjykimin e priftërinjve të tij… Zoti sovran i universit e ndjek shërbëtorin vetëm duke konfirmuar në qiell gjithshka që këta të fundit vendosin në tokë.”  Liguori, “Detyrat dhe Dinjitetet e Priftit”, ft. 27, 28

    “Kështu prifti mundet, që në njëfarë mënyre, të quhet krijuesi i Krijuesit të tij, meqënse duke thënë fjalët e tij të shenjtërimit, ai krijon, si të ishte Jezusi në shenjtërim, duke i dhënë atij një ekzistencë të shenjtë dhe krijon atë si një viktimë për t’iu ofruar Atit të përjetshëm…Pushteti i priftit është pushteti i personit qiellor; pasi shndërrimi i bukës kërkon po aq fuqi sa edhe krijimi i botës.” Shën Bernadinë i Sienës

    “Priftërinjtë janë shpëtimtarët e botës.” Shën Xheromi

    Përsa u përket veprimeve blasfemuese të saj, Kisha Katolike Romake ka kryer veprimin me blasfemues të të gjithave. Ajo ndryshoi vetë ligjin e Zotit - Dhjetë Urdhërimet. Ajo guxoi të anullonte urdhërimin e parë dhe të dytë, pasi dënoi praktikat dhe ritualet e saj. Edhe më keq, ajo e ndryshoi ditën e adhurimit në Urdhërimin e Katërt nga e shtuna në të dielën. Kjo u bë megjithëse Zoti i dha Adamit këtë urdhërim të përjetshëm në krijim dhe na konfirmuar ne se “Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t`i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime” Psalmet 89:34 .

    Dhjetë Urdhërimet janë pjesa e vetme e Biblës që u tha prej zërit të Zotit në prani të një asambleje. Dhe për t’u siguruar se Moisiu nuk do të harronte asnjë gërmë, Zoti i shkroi ato vetë me gishtin e tij dhe ia dha ato Moisiut. “Këto fjalë [Dhjetë Urdhërimet] tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj… dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri …” Ligji i Përtërirë 5:22.

    Krishti theksoi më tej palëvizshmërinë e Dhjetë Urdhërimeve kur tha se “Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.” Luka 16:17. Dielli ndriçon në qiej dhe toka e fortë në të cilën qëndroni janë dëshmitarët e Zotit dhe ligji i tij është i pandryshueshëm dhe i përjeteshëm. Megjithëse ato mund të mbarojnë, parimet hyjnore do të mbeten. Krishti konfirmoi më tej “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka” Mateu 5:17 , 18.

    Kisha Katolike nuk ka turp që ka ndryshuar ditën e adhurimit. Në fakt, ajo është krenare për këtë veprim dhe e konsideron atë si 'shenja' e saj e autoritetit dhe superioritetit mbi kishat dhe fetë e tjera.

    “Sabati, i njohur më mirë si dita e ligjit, u ndryshua në ditën e Zotit. Këto dhe të tjerat nuk kanë pushuar për shkak të udhëzimeve të marra prej Krishtit (pasi ai vetë thotë, unë nuk kam ardhur të shkatërroj ligjin, por t’a përmbush atë), por për shkak të autoritetit të kishës ato janë ndryshuar.” Kryepeshkopi i Rexhos, Predikimi mbi 1-18-1562, Mansi XXIII, f. 526  

    “E diela është një institucion katolik dhe pretendimi i saj për shenjtëri mund të mbrohet vetëm prej autoritetit katolik...Në Shkrimet e Shenjta prej fillimit deri në fund ne nuk gjejmë asnjë tekst të vetëm justifikon transferimin e shërbimit të adhurimit publik nga dita e fundit në ditën e parë të javës.” Shtypi Katolik, Sidnei, 8-25-1900 

    “Askund në Bibël nuk thuhet se adhurimi duhet të ndryshohet nga e shtuna tek e diela. Fakti është se Kisha ekzistoi për disa shekuj përpara sesa Bibla iu dha botës. Kisha e bëri Biblën; Bibla nuk e bëri kishën.” Gjërat për të cilat pyeten katolikët , nga Martin J. Skot, 1927 ed, f. 136

    “Ne festojmë të dielën në vend të së shtunës, sepse Kisha Katolike e ka transferuar shenjtërinë nga e shtuna tek e diela në këshillin e Laodicesë në vitin 364 e.s.” Katekizmi i të Konvertuarve të Doktrinës Katolike, nga P. Geiermann, vepra e Papës Pius X, në 1-25-1910  

    Sipas Kishës Katolike Romake ‘e diela’ është shenja e tyre e veçantë dhe e mahnitshme e autoritetit.

    “E diela është shenja jonë e autoritetit. Kisha është mbi Biblën dhe ky transferim i adhurimit të Sabatit është provë e atij fakti.” Catholic Record,Londër, Ontario, 1 shtator 1923 

    Respektimi i të dielës prej protestantëve është një haraç që ata i paguajnë, pavarësisht prej vetvetes, autoritetit të Kishës (Katolike). Diskutim i Hapur në lidhje me protestantizmin e sotshëm,nga Monsignor Segur, p. 213

    “Por mendja protestante nuk duket t’a kuptojë se në. . .respektimin e të dielës. . . ata janë duke pranuar autoritetin e zëdhënësit të kishës, papës.” Vizitori i të Dielës Sonë, e përjavshme katolike, 5 shkurt 1950

    “Sigurisht që Kisha Katolike deklaron se ndryshimi ishte një veprim i saj… një shenjë e pushtetit dhe autoritetit të saj klerik në çështjet fetare.” Zyra e Kardinalit Gibons, nëpërmjet Kancelarit C. F. Thomas, 11 nëntor 1895

    Prej peshës së madhe të provave, mund të arrijmë në përfundimin e sigurtë se bisha e Zbulesës 13 dhe 14 është Kisha Katolike Romake dhe se damka e saj (damka e bishës) është respektimi i të dielës.

    Pse është kaq e rëndësishme kjo damkë? A keni nënshkruar ndonjëherë një dokument për të autorizuar ose konfirmuar vërtetësinë e tij? A e keni dhënë ndonjëherë ‘vulën e miratimit’ tuaj ndonjë veprimi? Kjo është e detyrueshme për çdo qeveri. Vetëm duke e nënshkruar një dokument mund të vërtetohet. Deklaratat qeveritare gjithnjë duhet të mbajnë një shenjë ose vulë zyrtare. Cilat janë tiparet e këtyre shenjave ose vulave qeveritare? Një shenjë ose nënshkrim zyrtar duhet të përfshijë tre tipare:

    • Emrin e zyrtarit  
    • Titullin e zyrtarit
    • Territorin ose sferën e autoritetit të tij

    Për shembull, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkruan një projekt-ligj për t’a shndërruar në ligj, ai duhet t’a nënshkruajë atë, Xhorxh Uashington (emri), President (titulli) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (territori). Çdo dokument duhet të nënshkruhet në këtë mënyrë për të qënë zyrtar dhe ligjor.

    Duke parë Krijuesin e Plotfuqishëm, ne e kuptojmë se ai ka një Mbretëri Qiellore. Dhe dokumenti që përmban ligjin e Mbretërisë së Tij është Dhjetë Urdhërimet. Duke parë drejtpërdrejt në mes tyre do të gjeni vulën e Zotit që jeton! sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin ...” Eksodi 20:11.

    Vini re tre tiparet e veçanta:

    • Emri :ZOTI (“ Unë jam Zoti, ky është emri im Isaia 42:8 )
    • Titulli:KRIJUESI ( “ZOTI krijoi )
    • Territori: QIEJT DHE TOKA ( qiejt dhe token)

    Duket qartë se vula e Krijuesit gjendet në urdhërimin e Sabatit në ligjin e Tij. Kjo është njohje e autoritetit të Tij si Krijuesi ynë. Kur ne e respektojmë Sabatin e Tij, ne jemi duke shprehur se e njohim Atë si Krijuesin tonë.

    Kur e respektojmë ditën e shenjtë që Zoti zgjodhi, jemi duke i deklaruar të gjithë botës se Krijuesi i universit është Zoti ynë. Djalli, “Luciferi” është duke sulmuar Sabatin, sepse ai dëshiron të adhurohet “si Shumë i Larti” Isaia 14:14 . Krijuesi kërkon adhurimin tuaj në ditën e Tij të shenjtë të Sabatit dhe Satani, duke u përpjekur që të jetë si Krijuesi, kërkon adhurimin tuaj të dielën e tij. Cilin do të zgjidhni?

    “shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj” Ezekieli 20:20.

    Identifikimi i figurës së bishës

    12. Atëherë cila është figura e bishës, të cilën Zoti na paralajmëroi të mos e adhurojmë?

    Për të qënë në gjendje që të identifikojmë figurën e bishës, fillimisht duhet të identifikojmë bishën me dy brirë që ndihmon në krijimin e figurës së bishës:

    “Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua. 12 Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse… 14 dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t`i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë. 15 Dhe iu dha t`i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin. 16 Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, 17 dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.” Zbulesa 13:11-12, 14-17.

    Bisha me dy brirë ka shenjat identifikuese të mëposhtme :

    1. Kjo bishë u shfaq rreth kohës që papati mori plagën vdekjeprurëse të tij më 1798, “një bishe tjetër që ngjitej Zbu. 13:11.

    2. Kjo bishë u ngjit nga deti, në krahasim me bishën e parë që u ngjit nga deti. Nëse 'deti' përfaqëson shumë njerëz dhe kombe, atëherë 'dheu' përfaqëson një rajon të populluar pak. Kështu, ky komb do të ngrihet nga një rajon me pak banorë.

    3. Kjo bishë ka dy brirë si të qengjit. Sipas Biblës, një bri përfaqëson pushtetin. “Ai kishte brirë…dhe aty fshihej fuqia e tij” Habakuk 3:4. Prandaj, ky komb kishte dy pushtete të veçantë, të ndarë prej njëri-tjetrit. Gjithashtu, qengji është simboli i Krishtit, kështu që mund të deduktojmë se ky komb u themelua mbi parime të pastra dhe fisnike të krishtera .

    4. Megjithatë, kjo bishë flet si një dragua; një komb 'flet' nëpërmjet autoriteteve legjislativë dhe gjyqësorë. Brirët 'si të qengjit' dhe 'zëri i dragoit' tregojnë një kontrast të fortë ndërmjet profesioneve paqësore dhe praktikave të këtij kombi.     

    I dashur lexues përsëri ju pyesim se cili komb i përmbush këto shenja identifikuese? Ka vetëm një përgjigje: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    1.  SH.B.A. u krijua rreth vitit 1798: Vetëm një komb u ngrit në pushtet në kohën e humbjes së pushtetit nga papati më 1798. Kjo profeci tregon drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara. SH.B.A. u organizua sipas Kushtetutës si një republikë federale më 1787 .

    2.  SH.B.A. u krijua në një tokë me popullsi të paktë: SH.B.A. nuk u krijua në Botën e Vjetër, e cila ishte plot me turmat e saj të shumta, por në Botën e Re, me banorët e saj të paktë.

    3. SH.B.A. ka dy pushtete të veçanta të themeluar mbi parimet e krishtera: SH.B.A. ka një formë të veçantë qeverisjeje, ku kisha dhe shteti gëzojnë liritë e garantuara nga Kushtetuta. Për shkak të këtij sistemi qeverisjeje, SH.B.A. është me të vërtetë një Republikë (një mbretëri pa mbret) dhe Protestante (kishë pa papë), ku të dy pushtetet janë krejtësisht të ndarë. Gjithashtu, cilësitë e saj si qengj e bëjnë SH.B.A. një vend strehimi për të persekutuarit dhe të shtypurit e shumë kombeve.

    “Krijuesi kërkon adhurimin tuaj në ditën e Tij të shenjtë të Sabatit dhe Satani, duke u përpjekur që të jetë si Krijuesi, kërkon adhurimin tuaj të dielën e tij. Cilin do të zgjidhni?”

    4.SH.B.A. flet si një dragua: Ligji thelbësor i SH.B.A.-së i shkruar në kushtetutën e tij garanton lirinë individuale të ndërgjegjes. Asnjë nuk është më e dashur apo më thelbësore. Megjithatë, SH.B.A. ka filluar tashmë dhe së shpejti do të anullojë çdo parim të Kushtetutës së saj. Dhe ajo që i jep rëndësi edhe më të madhe kësaj lëvizje është fakti se objekti kryesor është përforcimi i respektimit të së dielës.

    Veprime të tilla do të jenë drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e kësaj qeverie, me urtësinë e institucioneve të lira të saj, me Deklaratën e Pavarësisë dhe me Kushtetutën. Kushtetuta parashikon se “Kongresi nuk do të bëjë asnjë ligj duke respektuar krijimin e fesë ose duke ndaluar ushtrimin e lirë të saj” dhe se “asnjë test fetar nuk do të kërkohet si një kualifikim për ndonjë funksion ose detyrë publike në Shtetet e Bashkuara.”

    Mungesa e përputhshmërisë e veprimeve të tilla nuk është më e madhe sesa përfaqësohet në këtë simbol. Eshtë bisha me brirë si të qengjit - në dukje e pastër dhe jo e dëmshme - që flet si dragua. Thjesht duke vënë re atë që është duke ndodhur në lajme dhe në të kaluarën e afërt do të konfirmojë këtë përshkrim biblik.

    “Dhe unë e mbështes fuqishëm inicitivën e bazuar në besimin që jemi duke propozuar, sepse nuk besoj se shkel vijën ndërmjet ndarjes së kishës dhe shtetit dhe besoj se do t’a bëjë Amerikën një vend më të mirë.” Xhorxh W. Bush, duke iu referuar jo qartë Klauzolës së Krijimit, cituar nga Konrad Goeringer, AANEWS #889 (28 shkurt 2001) prej Ateistëve Amerikanë. Kjo deklaratë sulmon Kartën e të Drejtave të Kushtetutës që i ndalon qeverisë sonë “respektimin e krijimit të një feje.”  

    “Përparësitë tona janë besimi ynë.”
    Xhorxh W. Bush, Greensboro, Karolina e Veriut, 10 tetor 2000, cituar nga Jakob Weinberg, “Bushizmi i Plotë”

    “Mesazhi i qartë i shprehur nga administrata e re është se Amerika e Xhorxh W. Bush është një komb i krishterë dhe se jo të krishterët janë të mirëpritur në tendë përsa kohë që bien dakord të pranojnë statusin e tyre si një pakicë e toleruar dhe jo si shtetas plotësisht të barabartë.” Alan M. Dershowitz, në “Bushi fillon duke sfiduar Kushtetutën,” Los Angeles Times, 24 janar 2001  

    Profecitë që do të përmbushen së shpejti

    13. Eshtë e qartë se bisha me dy brirë është SH.B.A. Por cila është marrëdhënia ndërmjet SH.B.A.-së dhe figurës së bishës?

    Megjithëse SH.B.A. u themelua mbi parimet që kundërshtojnë papatin, sot ne vëmë re sesi SH.B.A. dhe Vatikani janë duke punuar më pranë së bashku për t’i bërë ndikimet e tyre më të forta. Bibla na thotë se një ditë, në të ardhmen jo shumë të largët, SH.B.A. do të miratojë një ligj duke u kërkuar shtetasve të saj dhe më pas gjithë botës që të adhurojnë bishën e parë, papatin . “Ajo [SH.B.A.] ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë [papatit] përpara saj dhe bënte që dheu [fillimisht në SH.B.A., më pas në botë] dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë [duke nderuar të dielën e papatit] , së cilës [1798] iu shërua plaga vdekjeprurëse [1929] … duke u thënë banorëve të dheut t`i bëjnë një figurë bishës [duke imituar papatin kur ajo përdori pushtetin civil për imponimin e dogmës fetare ] , që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë” Zbu. 13:12, 14.

    Së shpejti SH.B.A. do të anullojë liritë fetare të saj për të imponuar respektimin e të dielës (damkën e bishës). Kjo do të thotë se kishat protestante do të kontrollojnë qeverinë për të realizuar planet e tyre. Kur të ndodhë kjo, SH.B.A. do të ketë bërë një figurë të Kishës Katolike Romake, duke bashkuar kishën me shtetin. Atëherë SH.B.A. do të flasë “si një dragua” dhe do të ushtrojë “të gjithë pushtetin e bishës së parë” Zbu. 13:11, 12; ajo do të ketë të njëjtin shpirt të mungesës së tolerancës dhe persekutimi që u manifestua nga bisha e parë, papati.

    Kështu që, ndërsa liria fetare do të humbasë, persekutimi i pakicave që kundërshtojnë do të jetë i pashmangshëm dhe do të ketë një përsëritje të mungesës së tolerancës fetare të Mesjetës: “Dhe iu dha t`i japë një frymë figurës së bishës [miratimi i ligjeve të së dieles ] …edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës [duke nderuar të shtunën, jo të dielën] , të vriteshin. Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t`u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën [ata që nderojnë Sabatin e vërtetë nuk do të lejohen të blejnë dhe të shesin] ose emrin e bishës…” Zbu. 13:15-17

    Disa do të marrin damkën “në ballë” sepse zgjodhën të “besonin një gënjeshtër” 2 Selanikasve 2:11. Të tjerët, megjithëse të bindur se e diela nuk është Sabati i vërtetë, do të nënshtrohen për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës, duke marrë kështu damkën “në dorën e djathtë” që është simbol i punës.

    14. Që kjo të jetë e vërtetë duhet të ketë prova se papati tashmë është duke synuar ekzaltimin e të dielës në SH.B.A. dhe se protestantët e SH.B.A.-së (armiq historikë të Romës) kanë ndryshuar qëndrimin e tyre dhe janë duke shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në miratimin e ligjeve të së dielës. A ka prova të tilla?  

    Sot shumica e protestantëve kanë mendim të favorshëm ndaj papatit dhe kjo e ka trimëruar papatin që të kërkojë me agresivitet miratimin e legjislacionit për respektimin e të dielës:

    “Të gjithë amerikanët do të bëjnë mirë t’i dërgojnë peticione Presidentit dhe Kongresit në mënyrë që të bëjnë një ligj federal - një ndryshim në Kushtetutë nëse është i nevojshëm - për të rivendosur Sabatin (e rremë) si një Ditë Pushimi kombëtare. QARKU BINJAK KATOLIK, 25 gusht 1985, Artikulli “Heqja e së Dielës”

    “Në këtë mënyrë, parardhësi im Papa Leo XIIIfoli për pushimin e së dielës si një e drejtë e punëtorëve të cilën Shteti duhet t’a garantojë.” Papa Gjon Pali II-DIES DOMINI, 31 maj 1998

    “Prandaj…të krishterët natyrisht që do të përpiqen që legjislacioni civil të respektojë detyrën e tyre për t’a mbajtur të dielën të shenjtë. Në çdo rast, ata janë të detyruar në ndërgjegje që të marrin masa për pushimin e tyre të së dielës në një mënyrë që u lejon atyre të marrin pjesë në Eukristin, duke mos punuar dhe duke mos bërë veprimtari që nuk janë në përputhje me shenjtërimin e Ditës së Zotit …” Papa Gjon Pali II, DIES DOMINI, 31 maj 1998

    “…Të krishterët [kudo] duhet të kërkojnë njohjen e të dielave dhe të ditëve të shenjta të Kishës si festa ligjore .” Katekizmi i Kishës Katolike, botimi popullor dhe përfundimtar, 2000, par 2188

    Shumica e udhëheqësve protestantë në SH.B.A. janë gati të bëjnë paqe me katolikët:

    “Krerët e protestantëve amerikanë dhe kishave ortodokse lindore që u takuan me Papën Gjon Pali II të premten, përshëndetën diskutimin e tyre të parë gjithë-përfaqësues si një rast historik në rrugën drejt një uniteti më të madh… Hirësia Donald Xhons, një metodist i bashkuar dhe drejtor i departamentit të studimeve fetare të Universitetit të Karolinës së Jugut e quajti atë ‘takimi më i rëndësishëm ekumenik i shekullit.’ Hirësia Pol A. Krow, Jr. nga Indianapolis, punonjësi ekumenik i Kishës së Krishterë (Dishepujt e Krishtit), e quajti atë një ‘ditë të re në ekumenizëm’ duke filluar një të ardhmen në të cilën Zoti ‘është duke na bashkuar.’”  Montgomery Advertiser , 12 shtator 1987

    Billi Graham : “Unë kam zbuluar se besimet e mia janë në thelb të njëjta me ato të katolikëve romakë të vërtetë.” McCall’s, janar 1978. Ai, gjithashtu, e quajti Papën Gjon Pali II : “Udhëheqësin më të madh fetar të botës moderne.” Saturday Evening Post, janar-shkurt 1980

    Pol Krauc : “Unë jam duke e fshirë fjalën protestant prej fjalorit tim …Unë nuk jam duke protestuar ndonjë gjë… [ka] ardhur koha që katolikët dhe jo-katolikët të bashkohen si një në shpirt dhe në Zotin.” programi “Lavdëro Zotin”, Trinity Broadcasting Network, 17 tetor 1989

    Robert Shuler : “Ka ardhur koha që protestantët të shkojnë tek bariu [papa] dhe të thonë, “Ç’farë duhet të bëjmë për t’u kthyer në shtëpi?” Los Angeles Herald Examiner, 19 shtator 1987, faqja e fesë

    David Uells : “Nëse katolicizmi do të bëhet me katolik në të ardhmen, gjë të cilën unë e pres të ndodhë nën papën e tanishëm, atëherë ndryshimet teologjike do të bëhen më të mprehta, por aleancat tona me katolikët kundër kulturës laike mund të bëhen më të thella. Unë për vetë jam gati për këtë shkëmbim.”  Revista Përjetësia, shtator 1987

    J. L. Paker : “Mësimi karizmatik protestantë dhe katolik mbi jetën kristiane është identik përsa u përket të gjitha synimeve dhe qëllimeve. A nuk ka kjo ndonjë domethënie për të ardhmen kristiane?” J. I. Paker, Kristianizmi Sot, 22 qershor 1992

    Nill C. Uilson : “Megjithëse është e vërtetë se ekzistonte një periudhë në jetën e Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë kur kjo bashkësi pati një këndvështrim të dallueshëm kundër katolikëve romakë...ai këndveshtrim … tani i është dorëzuar plehrave historikepër aq sa i takon Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë.  Nill C. Uilson , ish-president i Konferencës së Përgjithshme të Adventistëve të Ditës së Shtatë , 1974

    Si t’a shmangim damkën e bishës

    15. Si mund t’i shmangem marrjen e damkës së bishës?

    Kjo është pyetja më e rëndësishme. Zoti, në dashurinë e Tij të pakufi, na ka paralajmëruar që të mos e adhurojmë bishën dhe të mos marrim damkën e tij. Ata që marrin damkën e bishës “do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier [pa mëshirë] në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur … ata që adhurojnë bishën [nderojnë papatin nëpërmjet respektimit të së dielës] dhe figurën e saj [SH.B.A. duke imponuar respektimin e të dielës] dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj” Zbu. 14:10, 11 .

    Këto janë fjalë mjaft solemne prej Zotit. Zemërimi i tij është në përputhje me krimin. Duke nderuar të dielën, që filloi nga Satani nëpërmjet papatit, ju jeni duke u përgatitur të merrni damkën e bishës. Satani dëshiron të mashtrojë sa më shumë njerëz që të mundë që ata të nderojnë ditën e rreme. Për t’a perfeksionuar këtë mashtrim, ai zgjodhi të dielën, ditën e ringjalljes së Krishtit, duke e ditur se shumica e njerëzve besojnë se respektimi i së dielës është më i përshtatshëm sesa i së shtunës, meqënse kjo nderon ringjalljen e Krishtit. Por mënyra e vetme për të mos marrë damkën e bishës është refuzimi i nderimit të një dite që nuk është zgjedhur prej Zotit. Dita e vetme që Zoti caktoi si ditë e shenjtë është Sabati i të shtunës dhe duke e nderuar atë ju do të merrni “vulën e Zotit të gjallë” Zbu. 7:2.

    Nëse dëshironi të nderoni vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, Bibla qartë thotë se duhet t’a bëni këtë nëpërmjet pagëzimit (zhytjes së plotë). Shihni Romakët 6:3-5. Duke hyrë në ujë (duke u varrosur) ju pranoni vdekjen e Tij. Duke dalë prej ujit (ngjitjes) ju pranoni ringjalljen e Tij.

    16. Po ata miliarda të krishterë në të kaluarën që nderuan të dielën në vend të së shtunës - ata morrën ata pa e ditur damkën e bishës? Po ata të krishterë sot që sinqerisht besojnë se e diela është Sabati i Biblës?

    Shumica e të krishterëve të brezave të kaluar respektuan të dielën, duke menduar se ishin duke mbajtur Sabatin e Biblës; dhe sot ka të krishterë të vërtetë në çdo kishë, përfshirë Kishën Katolike Romake, të cilët besojnë se e diela është Dita e Zotit. Asnjë nuk është përgjegjës për gabimet e tyre meqënse drita nuk ka shkuar ende tek ata. Sepse Zoti “vështron ” përtej kohës sonë të padijenisë. Shihni Veprat e Apostujve 17:30. Ne gjykohemi vetëm prej dritës kur kemi patur mundësinë që t’a marrim atë. Por, kur ligji universal i të dielës të imponohet, çështja do të jetë e qartë përpara të gjithëve dhe atëherë kushdo që shkel urdhërimin e Zotit, për të zbatuar një rregull që nuk ka autoritet më të lartë sesa ai i Romës, do të marrë damkën e bishës..

    Së shpejti, çdo njeri do të përballet me këtë provë me rezultate të përjetshme, për të respektuar urdhërimet e Zotit ose të papatit. Ç’farë qëndrimi do të mbani ju?

    Nuk ka vend për neutralitet

    17. Pse duhet të shqetësohem, pse nuk mund t’ia lë personave të fesë që t’a zgjidhin këtë?

    Paralajmërimi solemn i Zotit në Zbulesën 14 nuk lë vend për indiferencë. Jezusi tha, “Kush nuk është me mua, është kundër meje” Luka 11:23. Zoti i llogarit të gjithë njerëzit sikur të kenë vendosur për të vërtetën ose kundër saj. Ky paralajmërim nuk bën përjashtime për personat, klasën, kushtet ose fenë. I drejtohet të gjithë njerëzimit .

    Nuk është e nevojshme që ne të zgjedhim me vetëdije mbretërinë e errësirës në mënyrë që të biem nën sundimin e saj. Ne thjesht mjafton të neglizhojmë për të qënë aleatë me mbretërinë e dritës. Gjithshka që ka lidhje me mirëqënien e përjetshme të shpirtrave nuk duhet të trajtohet me indiferencë. Zoti e urren indiferencën në çështjet fetare.

    Ç’farë duhet të bëj?

    Ndërsa neutraliteti është i papranueshëm për Zotin dhe duke ditur se për t’iu shmangur marrjes së damkës së bishës unë duhet të nderoj të shtunën edhe kur e diela të imponohet nga ligji me dënimin me vdekje:

    18. Në hapa praktikë, cili duhet të jetë hapi im i parë pasi të kem pranuar gjithshka u tha më sipër?

    Zoti mezi pret që të hyjë në një marrëdhënie serioze me ju. Në fakt, ai dëshiron që ju të jeni biri ose bija e Tij. Mendoni se ç’farë privilegji do të ishte sikur të jeni biri ose bija e Mbretit të Mbretërve dhe Zotit të Zotërve. Kjo mundësi e vërtetë ju jepet juve, Ai mezi pret t’ju japë nderin më të lartë. Megjithatë, fjala e tij për ju është, “Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç`lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin? 15 Dhe ç`harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç`pjesë ka besimtari me jobesimtarin? 16 Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ``Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im``. 17 Prandaj dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t`ju pranoj 18 dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm. 7:1 Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.” 2 e Korintasve 6:14-18; 7:1.

    Pjesa e rëndësishme në Bibël përmban parimet e mëposhtme:

    1. Zoti nuk lejon ndonjë përzjerje të së vërtetës me gabime (edhe nëse është 99 % e vërtetë). Vetëm Satani e përzjen të vërtetën me gabime për të shtuar mashtrimin e tij. Kështu që, çdo sistem feje që bashkon gabimet (të tilla si konsiderimi i së dielës si Dita e Zotit) së bashku me të vërtetën nuk është nga Zoti . For “ç`lidhje ka drejtësia me paudhësinë?” “Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë.” 2 e Korintasve 6:14;1 e Gjonit 1:5. E vërteta është 100% e vërtetë ose nuk është e vërtetë. Nuk ka vend për mësime ose tradita të njerëzve .

    “veçimi përfaqëson hapin e parë praktik që mund të merrni për të qënë fëmijë i Zotit”

    2. Detyra e një personi që synon të jetë në harmoni me Zotin është që të mos jetë anëtar i ndonjë kishe ose sistemi feje që është i ndërtuar në themelin e Satanit: përzjerjen e të vërtetës me gabimet. Ky veçim përfaqëson hapin e parë praktik që mund të ndërmerrni për të qënë fëmijë i Zotit dhe për të gëzuar me Të si Ati juaj i dashur.

    Ndërsa veçohemi, mund të bëhemi bij dhe bija të Zotit. Sepse kemi treguar se ekzistojnë vetëm dy sisteme fesh në botë: Ai i Zotit dhe ai i Satanit dhe kështu që ne me vullnet kemi zgjedhur të shkëpusim çdo lidhje që kemi me një sistem të fesë të themeluar prej Satanit .

    3. Duke e ditur se kur largoheni prej sistemeve të fesë së Satanit humbni miq, familje, ndikim, punën, etj… Zoti ju siguron: UNE JAM i Gjithëpushtetshmi.” Kjo do të thotë se Ai do t’ju kompensojë për gjithshka që keni humbur. Jezusi ju premton se: “nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin, që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme” Marku 10:29, 30.

    4. Pasi dalim prej sistemeve të fesë së Satanit, Zoti mund të na udhëheqë prej ndikimit të Shpirtit të Shenjtë për të na pastruar prej mëkatit, në mënyrë që komunikimi të mund të jetë i hapur ndërmjet Zotit dhe njeriut. Megjithatë, Zoti dëshiron që ne t’i bindemi dhe t’i shërbejmë Atij, jo me detyrim, por me dëshirë. Dashuria për Zotin për shkak të mirënjohjes së asaj që ai ka bërë për t’a bërë këtë pajtim të mundur është themeli i fesë. Për t’u përfshirë në shërbimin e Tij thjesht prej shpresës së shpërblimit ose frikës prej ndëshkimit nuk do të na sjellë gjë.

    Pajtimi me Zotin

    19. Ç’farë është ‘pajtimi me Zotin’ dhe pse ekziston nevoja për të?

    Kur Zoti krijoi Adamin dhe Evën, ata ishin të përsosur në karakter e prirje dhe jetuan me bindje ndaj ligjit të Zotit. Në mënyrë që të ishte e natyrshme që ata t’i bindeshin Atij, Zoti vendosi në zemrat e tyre Dhjetë Urdhërimet. Ai gjithashtu u bëri të ditur atyre se shkelja e ligjit të Tij sjell ndëshkimin me vdekje. “paga e mëkatit është vdekja” Romaket 6:23.Të gjitha qeveritë kanë nevojë për ligje të qarta dhe ndëshkime të përcaktuara mirë për shkelje të këtyre ligjeve. Thjesht imagjinoni si do të ishte gjendja në botë nëse nuk do të kishte ndëshkime. A do të ishte e sigurtë të jetohej në një vend ku shkelësit e ligjit nuk do t’u nënshtroheshin ndëshkimeve?

    Megjithëse Zoti ia tregoi ligjin e Tij Adamit e Evës dhe e bëri të natyrshme që ata t’i bindeshin Atij duke e vendosur atë në zemrat e tyre, Ai nuk e hoqi lirinë e zgjedhjes prej tyre. Zoti mund t’a kishte krijuar njeriun pa fuqinë e shkeljes së ligjit të Tij, por në këtë rast njeriu nuk do të ishte një person me vullnet të lirë moral, por thjesht një mekanizem. Pa lirinë e zgjedhjes, bindja e tij nuk do të kishte qënë e vullnetshme, por e detyruar .

    Fatkeqësisht, Adami dhe Eva me vullnet vendosën të mos i binden Zotit dhe kështu mëkati krijoi një pengesë ndërmjet njeriut dhe Zotit. Ata iu nënshtruan ndëshkimit të vdekjes për shkeljen e ligjit të Zotit. Ata duhet të vdisnin. Për më tepër, prirja e pastër që kishin për t’iu bindur Zotit u prish pasi ata zgjodhën të mos i binden ligjit të Tij. Zemrat e tyre tani kishin fituar një tendencë të kundërt dhe më të fortë për të mos u bindur.

    Të përballur me shkeljet e Adamit dhe Evës, ç’farë duhej të bënte Zoti ynë i dashur? Të lejonte që ata të dy të vdisnin për shkeljet e tyre të ligjit të Tij? A i braktisin prindërit tokësorë fëmijët e tyre kur ata zgjedhin të mos u binden atyre? Ose më keq, a mund t’a largonte Ai ndëshkimin për shkeljen për t’a? A mundet që një qeveri, tokësore ose qiellore, të ekzistojë dhe të begatojë pa ndëshkime të përcaktuara mirë? Sigurisht që jo.

    Me pak fjalë, nëse Adami dhe Eva do të paguanin për shkeljet e tyre vetë, ajo do të kishte rezultuar në fundin e racës njerëzore. Ose nëse Zoti do të krijonte përsëri një tjetër Adam dhe Eve, nuk kishte asnjë garanci se ata, ashtu si parardhësit e tyre, nuk do të zgjidhnin të mos i bindeshin dhe i gjithë procesi do të ndodhte përsëri. Eshtë e qartë se duhet të gjendej një zgjidhje e jashtme (larg prej vendit të mëkatarëve). Ky plan qiellor u përgatit nga Zoti shumë kohë përpara sesa të krijohej nevoja për të.

    Bibla thote se është “misteri që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,” Kolosianeve 1:26. Plani i Zotit bashkoi zgjidhjen për t’a çuar racën njerëzore përsëri në harmoni me Të, pa dëmtuar ligjin e Tij ose qeverinë sepse Zoti megjithëse e urren shumë mekatin, e do mëkatarin .

    Kjo zgjidhje nënkuptonte se dikush tjetër i pafajshëm duhet të paguajë dënimin me vdekje; prandaj, vdekja e tij do të ishte për mëkatarët. Nëpërmjet vdekjes së tij, mëkatari që beson do të pajtohet me Zotin, sikur të mos kishte mekatuar kurrë dhe kështu që drejtësia e Zotit dhe dashuria për racën njerëzore nuk do të ishin në konflikt me njëri-tjetrin. Pa u shlyer dënimi, nuk do të kishte kurrë pajtim ndërmjet njeriut dhe Zotit. Dhe pajtimi është i nevojshëm për të qënë në harmoni me Zotin dhe për të jetuar me të përjetësisht në qiell.

    Përveç kësaj, ky person i jashtëm që do të vdiste për mëkatarët duhej t’i tregonte njeriut sesi të jetonte në tokë pa mëkat, në mënyrë që të kishte një pajtim të përhershëm me Zotin. Cili është qëllimi i pajtimit vetëm për t’u rikthyer përsëri në mëkat dhe për të patur nevojë për një pajtim tjetër ? Sigurisht që plani i Zotit përfshinte një mënyrë për t’i dhënë forcë njeriut që të jetonte me fitore mbi mëkatin. Kështu që, megjithëse nëpërmjet shkeljes së ligjit të Zotit, Adami e humbi parajsën, përmes bindjes ndaj ligjit të Atit dhe nëpërmjet besimit në gjakun shlyes të këtij personi të jashtëm, parajsa mund të rifitohet.

    20. Unë dua të pajtohem me Zotin; unë dua të kapërcej mëkatin në jetën time. Ç’farë duhet të bëj në fillim?

    Duhet të mbani mend dy pika të rëndësishme. Së pari, zemra krenare përpiqet t’a fitojë shpëtimin; por si e drejta juaj për në qiell ashtu edhe aftësia juaj për pajtim gjenden tek drejtësia e këtij personi të jashtëm. Së dyti, Zoti nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me pajtimin tuaj derisa, të bindur për dobësinë tuaj dhe duke hequr dorë prej vetë-mjaftueshmërisë, ju ia nënshtroni vetveten kontrollit të Zotit.

    Megjithatë, pyetja juaj nënkupton se tashmë ju jeni të bindur për mëkatin tuaj personal. Ju nuk jeni të lumtur me vetveten. Hapi i parë që duhet bërë prej të gjithë atyre që rikthehen tek Zoti është pendimi . “Pendohuni… dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja” Veprat e Apostujve 3:19. Ne shpesh kemi trishtim sepse veprat tona të këqija na sjellin pasoja të pakënaqshme për vetveten, por ky nuk është pendim. Pendimi i vërtetë është më shumë se trishtim për mëkatet. Eshtë një kthim i vendosur duke u larguar prej mëkatit. Asnjë pendim nuk është i vërtetë nëse nuk sjell ndryshime. Sidoqoftë, a mundet që njeriu të pendohet vetë? Jo, ashtu siç nuk mund të falë ose të kompensojë vetveten . Pendimi është një dhuratë prej Zotit, ashtu siç është edhe falja dhe nuk mund të përjetohet përveçse ashtu siç i jepet shpirtit.

    Kur zemra është plotësisht e penduar duke pranuar ndikimin e Shpirtit të Zotit, mëkatari do të fillojë të kuptojë shenjtërinë e ligjit të shenjtë të Zotit. Do të ketë një dëshirë të zjarrtë për të jetuar një jetë të pastër dhe të shenjtë dhe për të qënë në paqe të vazhdueshme me Zotin. Dhe ndërsa ne përpiqemi çdo ditë që të ecim më pranë Zotit, “Ai do të na afrohet” , dhe karakteri ynë do të pasqyrojë gjithnjë e më shumë atë ndërsa ne “vdesim çdo ditë” ndaj mënyrave tona të vjetra mëkatare. Jakobi 4:8;1 e Korintasve 15:31.

    Fitore mbi mëkatin nëpërmjet Krishtit

    21. Ju lutemi na shpjegoni më tej në lidhje me identitetin e atij personi të jashtëm; a është me të vërtetë e mundur që nëpermjet tij të arrijmë fitore mbi mëkatin ndërsa jetojmë në këtë tokë?

    Ekziston vetëm një person që mund t’a përmbushë me sukses këtë mision. Ai person nuk është askush tjetër përveçse Biri i Zotit. Pse është Biri i Zotit i vetmi person i kualifikuar për këtë mision? Sepse Biri është Krijuesi i të gjithë gjërave, “Kush ështe shëmbëlltyra e Zotit të padukshëm … sepse në të u krijuan të gjitha gjërat.” Dhe Biri ka të gjitha cilesitë dhe aftësitë e Zotit sepse Ai është “shëmbelltyra e qartë e personit të tij.” Krishti ka jetë në Vetvete, gjë që është më shumë sesa nevojitet për të gjithë njerëzit që do të lindin dhe do të kenë nevojë për vdekjen e Tij të lavdishme . Kështu që sakrifica e Tij do të përmbushë drejtësinë e Zotit për të gjithë mëkatarët që do të pranojnë vdekjen e lavdishme të tij, duke treguar mëshirën dhe dashurinë e Tij. Në Birin , “Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.” Dhe duke qënë i barabartë me Zotin, Biri është me të vërtetë i vetmi person që mund t’i tregojë njeriut atributet e bukura të Zotit dhe t’a pajtojë njeriun me Zotin. Kolosianëve 1:15, 16; Hebrenjve 1:3; Psalmet 85:10.

    Megjithatë, që të ndodhë kjo dhe që drejtësia e Zotit të përmbushet, Biri duhet që të marrë në Vetvete natyrën tonë mëkatare, me prirjet e saj drejt të keqes . “Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.” Vetëm përmes një hapi të tillë do të ishte e drejtë që Biri të ishte shembulli ynë i përsosur . “duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij. Ai nuk bëri asnjë mëkat.” Hebrenjtë 2:16; 1 e Pjetrit 2:21, 22.

    Nga njëra anë nëpërmjet hyjnisë së Tij Ai prek Zotin dhe nga ana tjetër, nëpërmjet anës së Tij njerëzore Ai prek njeriun. Kështu që, askush tjetër përveç Birit nuk mund të japë këtë dhuratë të çmuar të pajtimit. “Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai [Biri] u bë pjestar në po ato gjëra” “…sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin” “ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij.” Krishti mori në Vetvete natyrën tonë njerëzore me të gjithë dobësitë e saj, megjithatë Ai jetoi një jetë pa mekate. Kjo jetë fitimtare mbi mëkatin bën që Krishti të na japë fuqinë për të jetuar . Hebrenjtë 2:14; 2 e Korintasve 5:19; Romakët 5:10.

    Ideali i Zotit për fëmijët e Tij është më i lartë sesa mendimi më i lartë njerëzor . “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej” “…por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj” “që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur...” “Kërkoni… shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë” . Të gjithë kërkesat e tij janë që të bëjnë të mundur shpëtimin tonë. Zoti nuk bën asnjë kërkesë pa ofruar një mënyrë për përmbushjen e saj. Mateu 5:48; 1 e Pjetrit 1:15;Filipianëve 2:15; Hebrenjve 12:14.  

    “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej". - Mateu 5:48

    Askush nuk mund të gabojë në arritjen e përsosmërisë së karakterit të krishterë. Nëpërmjet sakrificës së Krishtit, është bërë e mundur për çdo besimtar që të marrë me mjaft bollëk gjithshka që është e nevojshme për të arritur qëllimin e dëshiruar. Zoti na bën thirrje që të arrijmë standartin e përsosmërisë dhe vendos përpara nesh karakterin e shembullit të Krishtit. Në anën e Tij njerëzore, të bërë perfekte prej një jete që ishte një qëndresë e vazhdueshme ndaj të keqes, Krishti na tregoi se nëpërmjet bashkëpunimit me Hyjninë, qëniet njerëzore në këtë jetë mund të arrijnë përsosmërinë e karakterit. Kjo është garancia e Zotit se edhe ne gjithashtu mund të arrijmë fitoren.

    Ne e falënderojmë Zotin i cili “na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht” 1 e Korintasve 15:57.

    22. Si mundi Krishti që të jetonte një jetë pa mëkat në këtë botë të keqe?

    Asnjë jetë tjetër nuk u kurorëzua me punë dhe përgjegjshmëri si ajo e Krishtit, megjithatë sa herë shohim që Ai të gjendet duke u lutur! Sa i vazhdueshëm ishte komunikimi i Tij me Zotin. Gjithnjë e më shumë në historinë e jetës së Tij në tokë ne gjejmë të dhëna të tilla si kjo: “Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut” “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej” “Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t`u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë.” Marku 1:35; Luka 5:16; 6:12.  

    Komunikimi i pandarë me Atin e Tij ishte i pazëvendësueshëm për Krishtin . Kështu duhet të jetë edhe për ne sot. Si njëri prej nesh, duke patur nevojat dhe dobësitë tona, Ai ishte krejtësisht i varur prej Zotit dhe në vendin e fshehtë të luftës Ai kërkoi fuqinë hyjnore që të mund të shkonte përpara i përgatitur për detyrën dhe vuajtjet. Në një botë të mëkatit Krishti duroi përpjekjet dhe torturat e shpirtit. Në komunikimin me Zotin ai mund të largonte trishtimet që ishin duke e mbytur. Këtu Ai gjeti komfort dhe gëzim. Si njeri, Ai iu lut fronit të Zotit derisa ana njerëzore e Tij u mbush me një rrymë qiellore që e lidhi anën njerëzore të Tij me anën hyjnore. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm Ai mori fuqinë për të jetuar një jetë pa mëkat. Përvoja e tij mund të jetë e juaja.

    Përpara ne të gjithëve gjendjet mundësia e mrekullueshme për të qënë si Krishti, të bindur ndaj të gjitha parimeve të ligjit të Zotit. Por të vetëm ne nuk jemi në gjendje t’a bëjmë këtë. Shenjtëria e tij arrihet vetëm duke trainuar vetveten që gjithnjë t’i nënshtrohemi ndikimeve frenuese të Shpirtit të Shenjtë. Fuqia mundësuese e Krishtit do të na ndihmojë që të vazhdojmë në kapërcimin e çdo të mete. Ne vazhdimisht duhet t’i lutemi Krishtit, ashtu siç Ai komunikoi me Atin e Tij në mënyrë të vazhdueshme, për të na ndihmuar që të kapërcejmë dobësitë tona. Ky proces i pastrimit prej dobësive tona është i vazhdueshëm. Ditë pas dite ne duhet të bashkëpunojmë me Zotin duke paraqitur përpjekjet tona të vazhdueshme për kultivimin e zakoneve të drejta. Krishti me gëzim do të na japë forcën dhe bekimet e nevojshme në përpjekjet tona kundër të keqes që na mundon.

    Besimi tek Krishti i shoqëruar me përpjekjet personale

    23. A po thoni se besimi tek Krishti nuk do të zëvendësojë përpjekjet e mia personale për të luftuar një luftë të vazhdueshme kundër mëkatit? A nuk mund thjesht të besoj tek Krishti dhe tek ajo që Ai bëri për mua dhe kjo do të jetë e mjaftueshme për t’u shpëtuar?

    Të gjithë ata që e marrin Krishtin si një Shpëtimtar personal kanë privilegjin për të patur atributet e Tij. Megjithatë, ata që presin të përjetojnë një ndryshim magjik në karakterin e tyre pa përpjekje të vendosura nga ana e tyre për të kapërcyer mëkatin do të zhgënjehen. Ne duhet të jemi vigjilentë përndryshe natyra jonë e vjetër do të marrë përsëri suprmacinë, ku armiku do të krijojë njëfarë kurthi ku ne do të bëhemi përsëri robër të tij. Ne duhet të punojmë vetë për “shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.” Filipanëve 2:12, 13.

    Krishti nuk na ka dhënë asnjë garanci se arritja e përsosmërisë së karakterit është e lehtë. Një karakter fisnik dhe i plotë nuk trashëgohet. Nuk vjen si aksident. Një karakter fisnik fitohet prej përpjekjeve individuale nëpërmjet meritave dhe fuqisë së Krishtit. Zoti na jep talentet, fuqinë e mendjes; ne formojmë karakterin. Ai formohet prej betejave të forta dhe të vështira me vetveten. Çdo konflikt duhet të luftohet kundër tendencave të trashëguara.

    Ne duhet t’a kritikojmë veten dhe të mos lejojmë që asnjë prej prirjeve jo të favorshme të mos mbetet pa u korrigjuar. Disa herë kjo është një punë mjaft e vështirë dhe dekurajuese sepse, ndërsa shohim deformimet në karakterin tonë, ne vazhdojmë të shohim ato, kur duhet të shohim Jezusin. Por, çdokush që hyn në portat e perlave të qytetit të Zotit do të hyjë atje si fitimtar dhe fitorja e tij më e madhe do të jetë fitorja mbi vetveten .  

    Askush të mos thotë se nuk mund të ndreqë të metat e karakterit të tij.Nëse dikush merr këtë vendim, ai sigurisht që nuk do të marrë jetën e përjetshme. Ajo që është e pamundur varet prej vullnetit të dikujt. Vështirësia e vërtetë vjen prej gjendjes së korruptuar të një zemre të pashenjtëruar dhe mungesa e gatishmërisë për t’iu nënshtruar kontrollit të Zotit.

    Bindja ndaj Zotit është thelbësore kur ecim me Të. Dy karakteristikat kryesore të një besimtari janë bindja ndaj ligjit të Tij dhe besimi tek Krishti. Shihni Zbulesen 14:12. Kështu që thjesht “besimi” tek Krishti nuk është i mjaftueshëm. Nëse do të ishte, atëherë vetë Satani do të fitonte të drejtën për të shkuar në Qiell, pasi është shkruar, “edhe demonët besojnë dhe dridhen” Jakobi 2:19.

    Për shembull, ç’farë ishte ajo që bëri që Adami dhe Eva të dëboheshin nga Edeni? Ata nuk kishin problem të besonin tek Jezusi pasi Ai ecte me ta në flladin e ditës. Shihni Zanafilla 3:8. Ishte mosbindja që u kushtoi shtrenjtë. Pra, a shpëtohemi ne prej veprave? “ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij” Titi 3:5. Ne nuk e zbatojmë Ligjin për t’u shpëtuar. Zbatimi i urdhërimeve janë frutat për të cilat Krishti tha se duhet të shfaqin pasuesit e Tij.

    Ligji vërteton se ne kemi nevojë për një Shpëtimtar. Duke e parë ligjin si një “pasqyrë” për të krishterin ne mund të shohim të metat tona më qartë. Shihni Jakobi 1:23-25. Kjo na lejon që të kuptojmë se nuk mund të marrin përsosmërinë pa Krishtin. Ligjin nuk mund të na shpëtojë. Ai vetëm mund të na tregojë nevojën për një Shpëtimtar. Për t’a ilustruar këtë, nëse rrezoheni në një pellg me baltë, duke qëndruar përpara një pasqyre do të shihni ndotjen tuaj. A mundet që pasqyra t’ju pastrojë? Jo, nuk mundet. Ajo vetëm mund t’ju tregojë nevojën për t’u pastruar.

    24 . A është me të vërtetë e mundur që nëse i besoj fuqisë së Krishtit së bashku me luftën personale papushim ndaj të metave personale të mia, që karakteri im të bëhet i përsosur?

    Ëngjëjt qiellorë do të punojnë me të gjithë ata që kërkojë përsosmërinë e karakterit . Krishti u thotë të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë punë, Unë jam në krahun tuaj të djathtë për t’ju ndihmuar “sepse pa mua [Jezusin] nuk mund të bëni asgjë” Gjoni 15:5. Mbani mend këtë. Le të jemi si gjilpëra e busullës që tregon polin, në mënyrë që asnjë tundim të mos na korruptojë. Le të mos e zhgënjejmë Atë që na deshi aq shumë sa që dha jetën e Tij për faljen e mëkateve tona.

    Nese keni bërë gabime, sigurisht që do të arrini fitoren nëse i shihni këto gabime dhe i konsideroni ato si shenja paralajmëruese. Kështu e shndërroni mposhtjen në fitore, duke zhgënjyer armikun dhe duke nderuar Shpëtimtarin tuaj. Atëherë, ndërsa vullneti juaj bashkëpunon me vullnetin e Zotit, do të bëhet i plotfuqishëm.

    Riparimi i të çarës

    25. Tani unë e vlerësoj rëndësinë e të kuptuarit se kush është bisha, damka e tij dhe figura e tij, sepse përsosmëria do të ishte e pamundur nëse unë do të isha i mashtruar dhe duke shkelur vullnetin e Zotit. Ç’farë mund të bëj tani?

    Tani e kemi kuptuar se e diela është damka e papatit (bishës) dhe se Satani së shpejti do t’a bëjë pothuajse të pamundur për njerëzit që të nderojnë ditën e shtatë të shenjtë të Zotit si pushim duke përdorur SH.B.A. që të imponojë ligje universale të së dielës. Ne duhet të fillojnë të nderojmë Sabatin (duke trainuar veten tani që kohërat janë të lehta ) dhe duke u treguar të vërtetën të tjerëve në përpjekje për të fituar sa më shumë shpirtra që të mundemi.

    Urdhërimi është dhënë, “Bërtit sa të mundësh, mos u kurse; ngrije zërin tënd si një bori dhe shpalli popullit tim shkeljet e tij…” Nuk është bota pagane, por ata që Zoti i caktoi si “populli im,” që duhet të qortohen për shkeljet e tyre. Ai më tej deklaron, “Më kërkojnë çdo ditë dhe dëshirojnë të njohin rrugët e mia, si një komb që zbaton drejtësinë dhe nuk braktis ligjin e Perëndisë të tij” Isaia 58:1, 2 .

    Këtu është një klasë njerëzish që e konsiderojnë veten të drejtë dhe që duket së shfaqin interes të madh në shërbim të Zotit; por qortimi i rreptë i Zotit i kritikon ata për shkeljen e parimeve hyjnore. 

    Më pas profeti Isaia vë në dukje se cilin ligj ata kanë harruar: “…dhe ti do të quhesh riparuesi i të çarave… Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh të Shtunën, në rast se nuk kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi, ditën e shenjtë të Zotit, që meriton do të gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti” Isaia 58:12-14.

    Së shpejti, nëpërmjet ligjeve universale të së dielës, Satani do t’a quajë krim nderimin e Zotit

    Kjo zbatohet edhe për ju. E çara u bë në ligjin e Zotit kur Sabati u ndryshua nga Kisha Katolike Romake . Ka ardhur koha që ai institucion hyjnor të rivendoset . E çara duhet riparuar. Ne kemi zgjedhur të jemi mes atyre që do t’a riparojnë të çarën. A do të dëshironi të bëheni një riparues i të çarës?  

    A dëshironi të filloni t’a respektoni të shtunën si të shenjtë, duke mos bërë punë, duke mos kërkuar kënaqësinë tuaj dhe duke mos folur fjalët tuaja brenda orëve të shenjta të ditës së Sabatit të Zotit?

    Ku të adhurojmë

    26. Po, unë do t’a kem për nder që të jem një riparues i të çarës në ligjin e Zotit. Megjithatë, nuk di për ndonjë kishë që me të vërtetë është duke nderuar Sabatin, duke ndjekur vetëm Biblën dhe duke ekspozuar papatit. Kështu, ku mund të adhuroj?

    Jini të sigurtë se nuk jeni të vetëm në përballjen me këtë dilemë. Ata që janë të përfshirë në këtë projekt janë përballur me të njëjtën gjëndje. Ne madje na u desh të largohemi prej kishave tona kur zbuluam sesa pak ato e donin të vërtetën. Edhe kishat që pretendojnë se e nderojnë Sabatin e bëjnë këtë vetëm me fjalë. Ato e mbajnë të shenjtë Sabatin kur është e mundur ose e leverdisshme për t’a bërë këtë. Kur paraqiten rrethana që nuk e lejojnë këtë, që e bëjnë respektimin e Sabatit të vështirë, këto kisha nuk do të kërkojnë prej anëtarëve të tyre që t’a mbajnë Sabatin të shenjtë. Por Zoti na thotë se , “duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve” Veprat e Apostujve 5:29.

    Së shpejti, nëpërmjet ligjeve universale të së dielës, Satani do t’a quajë krim nderimin e Zotit. Ne duhet të përgatitemi për t’u trajtuar si kriminelë që e kemi mbajtur të shenjtë ditën e Sabatit të Tij, në vend që të respektojmë ligjin e njeriut dhe të shpallemi fajtorë për mosrespektimin e Zotit. Së shpejti të gjithë në tokë do të përballen me dilemën : kujt duhet t’i bindem, njeriut apo Zotit? Ne kemi zgjedhur t’i bindemi Zotit pavarësisht prej presioneve ose ndëshkimeve me të cilat do të përballemi sepse jemi në kërkim të një mbretërie qiellore.

    Gjatë kësaj kohe, pasi u larguam prej të gjitha kishave dhe feve që kundërshtojnë të vërtetën e Zotit, filluam të adhurojmë në shtëpitë tona duke u përpjekur që të fitojmë familjen, miqtë dhe fqinjët në të vërtetën derisa formuam grupe të vegjël besimtarësh. Kështu, ne mund të deklarojmë premtimin e Krishtit “Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre” Mateu 18:20.

    Ne dëshmojmë se kur jemi veçuar prej kishave dhe feve të rreme duke iu bindur urdhërimit të Zotit (shihni pyetjen 18) ne kemi shijuar lirinë dhe çlirimin. “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë” Gjoni 8:32. Le të jetë gëzimi ynë edhe juaji, ndërsa vendosni që të veçoheni për t’u bërë një bir ose bijë e Zotit. “Kush fiton do t`i trashëgojë të gjitha gjërat” Zbu. 21:7.

    -----------------------

    Ne lutemi që ju të zgjidhni që të bëheni një riparues i të çarës në ligjin e Zotit dhe të përfshiheni në shpëtimin e sa më shumë prej atyre që janë të gatshëm të largohen prej mashtrimit që po përfshin një botë që është duke u përballur me shansin e fundit të saj përpara ardhjes së dytë të shpejtë të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krishti. AMEN.

    Të gjithë vargjet e Biblës janë marrë nga versioni ‘Diodati i Ri’.

    Për të marrë një kopje të shtypur të “Polemika e Madhe” (një libër që shpjegon më shumë ato që u diskutuan në këtë artikull) me postë ose për të marrë një kopje të librit “Dëshira e Epokave” (një libër mbi jetën e Jezusit) ju lutemi na kontaktoni në www.worldslastchance.com